Krusita, Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama ishin pretendentët kryesorë për të fituar çmimin “Artisti i ri më i mirë”, së bashku me Wendi Mancakun, e cila u vlerësua në vend të parë nga juria e kategorisë “Best New Artist”. Megjithatë Krusita, Olsi dhe Lorenci nuk dolën duarbosh.
Çmimi “Magjia e parë” iu dha Olsi Bylykut dhe Lorenc Hasramës me këngën “Si të flas”;
teksti nga Olsi dhe Endrit Mumajesi, ndërsa muzika dhe orkestrimi nga Gent Myftaraj.
Për herë të parë në festival, u dha çmimi çmimi “Best To Invest”, që ka zëvendësuar çmimin e diskografisë.
Krusita u vlerësua si një ndër këngëtaret e reja që premton shumë për të ardhmen. “Akull” është një prodhim i Threedots Production, me tekst të Fifit dhe muzikë të Kledi Bahitit.