Uluni dhe merrni kohën tuaj pasi Kanye West i është kundërvënë keqazi Drake-ut, në një mënyrë më dramatike se kurrë.
Krejt papritur, ashtu si nga hiçi, Kanye publikoi një screenshot nga një mesazh ku i kërkohej aprovimi i tij për të ndërhyrë (për ta fshirë ose përdorur) në një pjesë të këngës së Drake-ut “Say What’s Real”. Kënga është prodhuar nga Kanye, gjë që shpjegon edhe kërkesën e Drake.
Le ti qartësojmë disa gjëra:
Njëherë e në një kohë, Drake dhe Kanye ishin miqtë më të mirë në botë. Vite më parë, admironin dhe lavdëronin njëri-tjetrin.
Drake e cilësonte Kanye-n si një ndër njerëzit më me influencë në karrierën e tij, ndërsa West shprehej se muzika e Drake-ut e frymëzonte për të lançuar një album së bashku.
Gjërat shkonin mirë, deri një vit më parë, ku Kanye u përfshi në një debat të ashpër mes Drake-ut dhe Pusha T.
Pusha T e akuzoi Drake-un se nuk i shkruante vetë tekstet e këngëve dhe zbuloi se ai kishte një fëmijë. Drake konfirmoi thashethemet për të birin duke akuzuar Kanye-n si personin që i kishte treguar Pusha T për djalin.
Të dy, Kanye dhe Pusha, e mohuan.
Pasi publikoi screenshot-in e mesazhit, Kanye u revoltua edhe më keq!
Epo shkurtimisht, ai ka disa çështje për të zgjidhur dhe kërkon që Drake të kërkojë pikë së pari falje për fyerjen kundrejt atleteve që ai ka prodhuar në bashkëpunim me Adidas. Por, prisni se ka më.
Kanye thotë ndër të tjera se Drake i ka bërë diss në këngën “Sicko Mode” të Travis Scot, parnteri i Kylie Jenner, dhe ka kontaktuar me Kris Jenner për ta pyetur për familjen.
Vazhdon ende: Kanye mohon se ka treguar për djalin. Madje akuzon Drake-un se i ka prishur punë Pusha T duke ndërhyrë për të anulluar disa koncerte të tij.
Dhe jo, nuk mbaron këtu. Përkundrazi, gjërat përkeqësohen. Kanye e akuzon Drake-un se ka kërcënuar atë dhe familjen e tij dhe nëse u ndodh gjëja më e vogël, ai është i dyshuari i parë.
Ndërkohë Drake-u:
E pritshme nga Kanye, më pas ndryshon tonin e bisedës duke u shprehur: “Mos harro, të dua shumë. Nuk do të të lëndoja kurrë me qëllim. Ta kam thënë këtë. Jam një burrë i përkushtuar ndaj familjes dhe ndershmërisë. Kam bërë gabime dhe kam paguar për to. Askush nuk është perfekt. Universi do ta tregojë. Dashuri për të gjithë.”
E gjithë kjo histori, a ka rëndësi?!
Hm sigurisht që jo, por pse të mos e dinit.
Burimi: BBC