Showbiz dhe TV

Si e fitoi Albana Osmani punën në Top Channel

16 Dhjetor 2018

Si e fitoi Albana Osmani punën në Top Channel

E ftuara e radhës në puntatën e djeshme të “Xing me Ermalin” ishte moderatorja dhe themeluesja e fondacionit “Ti je një luledielli”, Albana Osmani. Ndër të tjera, Osmani rrëfeu mbi rrugëtimin e saj në Top Channel, 16 vite më parë.

“Sa kisha mbaruar Universitetin e Arteve. Dëgjuam që në vrullin e madh të zhvillimit të një televizioni, Top Channel, ishte hapur një studio grafike dhe unë më shoqen time Aurora thamë ta provojmë, sepse specialiteti im ishte graphic design.”

Si e fitoi Albana Osmani punën në Top Channel

Ndonëse u nis krejt e papërgatitur për punën e re, Osmani nuk e dinte se ajo ditë do t'i sillte një kthesë të madhe në jetë, atë drejt famës dhe suksesit.

“Shkova te drejtori, trokita në derë dhe hyra. [Drejtori] tha: Më kanë thënë që je aktore e famshme, po s’po të mbaj mend. Mund të më thoni se kush jeni? Unë nuk jam askushi, sapo kam mbaruar Akademinë e Arteve, kam ardhur për të kërkuar punë, por nuk kam asnjë eksperiencë i thashë. Ai hapi dy sirtarë plot më CV, i nxori mbi tavolinë dhe tha: këtu janë maksimumi 500 njerëz që kërkojnë të futen në punë në Top Channel dhe kushedi sa të tjerë më telefonojnë. Por e di çfarë? Ti do futesh në punë!”

Si e fitoi Albana Osmani punën në Top Channel

Sigurisht nga ana e Osmanit erdhi një “Pse” e madhe:

“Sepse lexohet qartë një sinqeritet dhe një dëshirë për të bërë diçka të bukur në jetë. TI kërkon punë graphic degighn, por unë besoj se e ardhmja jote do të jetë shumë më e madhe në televizion. Të nesërmen fillova punë në post- produksisonin e News room- it; kam punuar 8 muaj në montazh dhe më ndihmoi shumë.” u shpreh Albana.

Po kështu, Osmani foli edhe rreth peripecive të saj përgjatë themelimit dhe mbajtjes në këmbë të “Ti je një luledielli”.