Kushdo që ka një llogari në Instagram është e pamundur të mos ketë rënë në gjurmët e #Sfida10- vjeçare! (Për këdo që s’është në dijeni, dhe pse duhet të jenë të paktë) Sfida konsiston në të postuarit një foto aktuale përkrah një tjetre të 10 viteve më parë.
Teksa i gjithë globi po hap arkivat, Alban Skënderajt i lindi në kokë një sfidë tjetër. Pasi postoi një foto përkrah partneres Miriam Cani, këngëtari shkruan:
“#Sfida e përjetësisë”
Nëse jeni më shumë për sfidën 10- vjeçare klikoni këtu apo këtu, për të parë si ishin VIP- at dikur. (Dhe ne e dimë sa ju pëlqen juve kjo!)