Të vetëdijshëm se ndoshta e tepruam pak me sfidën e 10-vjeçarit, ju kërkojmë paraprakisht falje. Megjithatë, nga gjithë ç’pamë, duke filluar nga gocat, çunat, Sinan Hoxha vs Bes Kallaku, Valdrin Sahiti dhe Rudina Dembacaj, sytë na mbetën te Çiljeta.
Ndryshe nga rastet e tjera, Çili nuk ka ndryshuar fare, a thua se nuk kanë kaluar vitet. Në fillim postoi një foto të 2006-s krahas njërës së një viti më parë gjatë klipit “Bonbone”.
Më pas vendosi ta çonte sfidën në një tjetër nivel duke zgjedhur të postojë foto të 18 viteve më parë, përfshirë këtu edhe ato gjatë konkurrimit në “Miss Shqipëria”. Shihini vetë.
Çiljeta ka ndalur kohën, what’s your superpower?