Sipas tabloidit britanik The Sun, Charlize Theron dhe Brad Pitt janë në një lidhje. Marrëdhënia e tyre, që thuhet se filloi gjatë Krishtlindjeve, është romanca e parë serioze e Pitt pas ndarjes nga Angelina Jolie në 2016-n.
Si për ironi të fatit, dyshja u njoh nga ish-partneri i Charlize, Sean Penn.
Një burim tha: “Ata takohen me njëri-tjetrin prej gati 1 muaji. Kanë qenë miq për pak kohë – me ironi përmes Sean – por gjërat kanë përparuar.”
55-vjeçari shkoi për të parë filmin “If Beale Street Could Talk” në një shtëpi private në Hollywood Hills. Charlize ishte e ftuara speciale në shfaqjen “Roma” në Chateau Marmont – bar dhe restorant luksoz në L.A, i përshtatshëm për evente speciale të Hollywood-it – në Los Angeles.
Po i njëjti burim tha për The Sun se më vonë, Brad iu bashkua festës në Chateau dhe qëndroi afër Charlize. “Dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Në një moment i preku shpinën dhe i shkeli syrin.”