Karakteristikat e Shenjave

Karakteristikat e pamjes së Ujorit

21 Janar 2019

Karakteristikat e pamjes së Ujorit

Nuk është e lehtë të gjesh Ujorin duke u nisur nga pamja e tij, pasi ka një përzierje elementësh të një sërë planetesh që ndikojnë, sa fare mirë mund ta gjesh zymtësinë e Ujorit (falë ndikimit të Saturnit) edhe te fytyra e një Bricjapi.  

Fytyra: Ujori ka tipare të veçanta në fytyrë. Sytë janë të qeshur, të ndritshëm dhe shprehës. Kanë ballë të lartë, që shpreh nivelin e lartë të intelektit, ndërsa lëkurën e kanë të pastër dhe të mbajtur mirë.

Karakteristikat e pamjes së Ujorit
Shakira
Ditëlindja: 2 shkurt

Trupi: Ujorët kanë zakonisht trup të gjatë. Ecja e tyre është e lehtë dhe e hijshme.

Karakteristikat e pamjes së Ujorit
Orinda Huta
Ditëlindja: 5 shkurt

Duket sikur janë pjesën më të madhe të kohës të zhytur në mendime, duke qenë se e mbajnë kokën të varur, sikur po mendohen.

Karakteristikat e pamjes së Ujorit
Oprah Winfrey
Ditëlindja: 29 janar

Burri/Gruaja

Burri: Krahët e tij janë të gjatë dhe tregojnë që është shtathedhur. Ka veshë të vegjël dhe me shumë gjasë thinjet gjatë moshës së mesme.  

Karakteristikat e pamjes së Ujorit
Ashton Kutcher
Ditëlindja: 7 shkurt

Gruaja: Goja e saj është e bukur, e rrumbullakët dhe buzët mishtore.

Karakteristikat e pamjes së Ujorit
Çiljeta Xhilaga
Ditëlinda: 5 shkurt

Këmbët janë të bukura dhe elegante. Fytyra të krijon përshtypjen e një njeriu të sinqertë.

Karakteristikat e pamjes së Ujorit
Elvana Gjata
Ditëlindja: 3 shkurt

Veçori të tjera: Ujori është një shenjë në kërkim të fisnikërisë. Ndonëse ndonjëherë bëhet shumë formal dhe paksa i ngrysur, është pozitiv në brendësi.

Karakteristikat e pamjes së Ujorit
Ismail Kadare
Ditëlindja: 28 janar

Tingulli i zërit është përgjithësisht i butë. Në të shumtën e rasteve nuk qeshin me zë të lartë, por vetëm me një buzëqeshje.

Karakteristikat e pamjes së Ujorit
Jennifer Aniston
Ditëlindja: 11 shkurt