Kënga e fundit e Ariana Grande, “7 rings,” pati shumë sukses dhe duke marrë parasysh se Ariana e do fort si krijim, vendosi t’i kushtojë një tatuazh. Ja ku është. Simbolet japoneze për “shtatë” dhe “unaza.” I këndshëm, apo jo?
Siç ndodh rëndom me tatuazhet në gjuhë të huaja, më vete, këto simbole përkthehen vërtet në “shtatë” dhe “unaza,” por kur bashkohen, përkthehen në “shichirin,” “zgarë e vogël me qymyr.”
Fansat ia vunë në dukje menjëherë dhe këngëtarja fshiu foton, por të gjithë e dimë që asgjë s’humbet në internet. “Kam harruar ‘???’ që supozohet të vihen në mes. Më dhembi shumë, por duket bukur gjithsesi. S’do e kisha duruar dhimbjen qoftë edhe për një simbol më tepër,” shkruajti Ariana në Twitter. Më pas, kërkoi ta lënë të qetë atë dhe zgarën e saj.
Sidoqoftë, tatuazhi do të zbehet shpejt. Lëkura e pëllëmbëve rigjenerohet më shpejt se çdo pjesë tjetër e trupit.
Ç’mësuam sot fëmijë? Tatuazhet në gjuhë të huaja duhen bërë nga ata që flasin gjuhët në fjalë. Faleminderit, tjetri.