Ku ka shfaqje mode, është padyshim Celine Dion, e cila së fundmi ka tërhequr shumë vëmendje, por jo dhe aq pozitive.
Këngëtarja është kritikuar shumë për peshën e saj trupore dhe faktin që është shumë e dobët. Sigurisht, komente të tilla kanë shkuar në veshin e saj dhe Dion nuk ka hezituar të japë një përgjigje.
“Nëse mua më pëlqen s’kam pse flas për këtë. Mos u shqetësoni. Mos më bëni foto. Nëse ju pëlqen, unë do të jem këtu. Nëse jo, më lini të qetë.”- tha ajo për The Sun.
Ylli i “My heart Will go on”, shtoi se po jeton kohën më të mirë të jetës së saj dhe po e shijon në maksimum.
“Është gjithçka e re. Të 50-at kanë qenë një erë e re për mua!”
Në 2016-ën, Celine Dion tregoi se si moda e ndihmoi të kalonte dhimbjen që i la vdekja e të shoqit dhe që prej asaj kohe, është shndërruar në aktivitetin e preferuar të saj.