Hailey Baldwin Bieber, 22 vjeç, dhe Justin Bieber, 24 vjeç, burrë dhe grua, thanë për Vogue se nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale deri në momentin që u martuan.
Çifti pranoi se të qenurit celibat – të mos martohesh e si rrjedhojë të mos kryesh marrëdhënie seksuale, për shkak të besimit fetar, përkushtimit ndaj fesë – ishte një ndër vendimet më të mira që kanë marrë ndonjëherë.
Justin pohoi në intervistën e tij të parë pas 2 vitesh se besimi fetar ndikoi që të mos kryente marrëdhënie me Hailey-n.
Ai shpjegoi: “Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të ose se ai dëshiron të vendosë rregulla. E gjitha ndodh sepse Ai përpiqet të na mbrojë nga lëndimet dhe dhimbje.”
“Unë mendoj që seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Ndonjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Gratë e bëjnë këtë, burrat gjithashtu.” – u shprej Justin që për një periudhë një vjeçare nuk kishte patur lidhje intime. Në të kaluarën, ai ishte përballur me një "problem" që me gjasë ka të bëjë me varësinë ndaj seksit.
Këngëtari shton se “donte të ripërtërinte veten te Perëndia, sepse mendonte se do të ishte e mirë për gjendjen shpirtërore”. Si rezultat, Perëndia e bekoi me Hailey-n.
Ai pranon se dëshira për të bërë seks ishte një ndër arsyet pse u martuan shumë shpejt. Por jo vetëm kjo.
Justin thotë: “Kur e pashë qershorin e kaluar, harrova sa më kishte munguar, sa shumë e doja dhe sa ndikim pozitiv ka patur në jetën time. Thashë me vete se kjo është gjithë ç’kam kërkuar.”
Në fund, Bieber thekson se nuk e konsideron veten shumë besimtar, thjesht beson tek historia e Jezusit, por nuk është një ndër ata që justifikon çdo padrejtësi që është bërë ose bëhet në emër të fesë.
Justin dhe Hailey u martuan në shtator përballë gjykatësit, pa bujë e zhurmë, por konfirmuan gjithçka kur Hailey ndryshoi mbiemrin në Instagram nga Baldwin në Bieber. Çifti po planifikon ta organizojë dasmën në një vend tropikal dhe me shumë gjasa, goxha larg SHBA-ve. Data? Thuhet në fund të këtij muaji, por ç’rëndësi ka. Një super dasmë do të jetë gjithsesi.