Showbiz dhe TV

Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të bëj të lumtur’?

18 Shkurt 2019

Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të

Kohëve të fundit, po përflitet se Arbana Osmani i ka dhënë fund martesës 16-vjeçare me financierin Ardit Kero, me të cilin ka edhe një djalë, ngjarje për të cilën moderatorja nuk ka reaguar.

Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të

Megjithatë burime të ndyshme thonë se Arbana është në një lidhje të re. Miq dhe kolegë pranë dyshes pohojnë për Panorama Plus se moderatorja është në një romancë me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.

Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të

Fjalët e ëmbla dhe komentet me zemra në Instagram nuk mungojnë.

Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të
Shembull 1
Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të
Shembull 2
Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të
Shembull 3
Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të
Shembull 4

Eduart Grishaj e nisi karrierën e tij si kameraman para shumë vitesh në televizionin Rozafa në Shkodër, ku pasi fitoi eksperiencën e duhur, u drejtua në Top Channel. Pas disa vitesh, arriti të fitonte besimin për të qenë regjisor i një ndër programeve më të rëndësishme siç është “Dua të të bëj të lumtur”.

Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të

Në fund të puntatës finale të emisionit të sezonit të kaluar, Arbana u shpreh kështu:

“[...]Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Edi, regjisori i programit. Ngaqë njerëzit më shohin mua në program, mendojnë se unë jam programi. Në fakt, je ti. Ti i ke dhënë shpirtin këtij programi, e ke bërë unik siç ti vetë je.”

Arbana Osmani në një lidhje me regjisorin e ‘Dua të të

Nga ana tjetër, Grishaj shkroi në Instagram disa fjalë falenderuese për besimin e saj:

“Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani! [sic]”.