Top List

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2019

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Me vendosjen e demokracisë, i dhamë lamtumirën Shpresës, Linditës, Bardhës, Dritës, Lirisë për t’i dhënë mirëseardhjen Anxhelës, Anës, Ambrës, Sarës, Stelës, Paolës, Inës, Laurës. Televizioni italian pati një ndikim shumë të madh. Të mos flasim për telenovelat spanjolle dhe meksikane që frymëzuan sa e sa prindër për të zgjedhur emra referuar personazheve të famshme. Në vitet 2000, të mahnitur nga filmat dhe muzika amerikane, emrat më të pëlqyer u bënë Sindi, Xheni, Enxhi, Xhoi, Ema, Emili etj.

Së fundmi, vihet re që përpos emrave biblikë – si Noel, Joel, Noemi – po përhapet gjithnjë e më tepër dëshira për t’u kthyer në bazë, tek tradita dhe sa mirë për këtë. Në vijim kemi përmbledhur disa nga të famshmit që u vendosën fëmijëve emra shqiptarë.

Elita dhe Gjiko u bënë prindër të një vogëlushi, të cilin vendosën ta quajnë Zëri – tërësi tingujsh.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Besi dhe Xhensila zgjodhën emrin Ajka, një emër me muzikalitet që ka kuptimin e pjesës më të mirë, më të zgjedhur. “Ajka e jetës sonë,” shkroi Xhensila në Instagram në korrik të 2018-s.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Zaho, djali i kryeministrit dhe Linda Ramës, është një emër i vjetër shqiptar, i përdorur nga të gjithë shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa zgjodhën Kajan.  I pyetur rreth emrit të vogëlushit, kryebashkiaku deklaroi se do të ishte një emër shqiptar dhe tirons mbi të gjitha. Kajan gjendet në listën e emrave shqiptar të burrave. Po kështu të njëjtin emër mban edhe një fshat si dhe komunë e qytetit të Elbasanit.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Blendi Klosi dhe bashkëshortja e tij vendosën emrin Ambla për vajzën. “Kur Nora më tha që do bëhemi me vajzë, e putha dhe i thashë do ia vendos emrin Ambla si puthja e mami Norës, e ëmbël,” tha ai në një intervistë për “Pushime on Top”.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Erla Mëhilli, nënë e dy djemve, preferoi Akid për djalin e madh – babai i Pirros së Epirit. Djali i dytë u quajt Bind, një emër po ashtu i mirëfilltë ilir. Bindi lidhet “me kultin e ujit, me ujin që buron (del) prej dheut (tokës)[...],” shpjegoi Prof. Dr. Rexhep Doçi, onomasticien.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Për Orgesa Zaimin dy emrat fatlumë qenë Bora dhe Kroni për fëmijët e saj. Bora – e bardha, e pastra dhe e përjetshmja e familjes, ndërsa Kroni – burim uji, burim i jetës dhe i gjithë mirësive.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo vendosën që ta quanin vogëlushin Kroi Art – kroi i dashurisë dhe një vepër arti.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, si pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës, nuk mund të zgjidhnin emra të tjerë për fëmijët e tyre përveçse Arti për djalin, ndërsa për vajzat Era dhe Buna (lum).

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Arbana Osmani, ashtu si Ardit Gjebrea dhe Alban Nimani, preferoi gjithashtu një emër shqiptar, të shkurtër: Jon.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Aktori i “Portokalli” Florjan Binaj dhe partnerja e tij Sabina u kthyen tek lashtësia, Glauk si mbeti Glauk i fisit ilir të Taulantëve, ndërsa vajza Krena për të përfaqësuar krenarinë.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Erion Isai gjithashtu i vendosi të bijës një emër sa melodioz aq edhe domethënës: Ajër.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Stina dhe Ajër janë dy emrat e përzgjedhur nga çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga për vajzat e tyre.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Reperët Mozzik dhe Loredana e quajtën vogëlushen Hana – Hënë.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë

Dy djemtë e Vedat Ademit quhen Jon Art – arti ynë, dhe Eren Nik – emër që kur shqiptohet ngjason si lumi i Kosovës, Erenik.

VIP-at që i vendosën fëmijëve emra shqiptarë