Kejvina Kthella s’do të jetë më pjesë e emisionit “Xing me Ermalin”. Burime për “Xing.al” bëjnë me dije se velina është larguar nga spektakli i, duke e lënë kështu programin në mes të sezonit televiziv.
Sipas Xing.al thuhet se shkak është bërë një konflikt me moderatorin Ermal Mamaqi. Gjithsesi, duke marrë parasysh që ekskluzivitetin e këtij lajmi e ka "Xing.al" dhe drejtuesi i spektaklit është sërish Mamaqi, nuk e dimë nëse diçka e tillë është e vërtetë apo është thjesht një "strategji" televizive për vëmendje mediatike.
E kontaktuar nga Anabel.al, Kthella refuzoi të jepte një përgjigje duke thënë se “s’ka dëshirë të flasë rreth kësaj çështjeje”.
Kejvina u bë pjesë e “Xing me Ermalin” në tetor të 2017-ës, pas largimit të Rashel Kolanecit. Që në daljen e saj të parë, velina bjonde u komentua gjatë për pamjen provokuese.