Showbiz dhe TV

Nënë për herë të parë: Anjeza Shahini sjell në jetë bebushen Tori

Shkruar nga Anabel

8 Mars 2019

Nënë për herë të parë: Anjeza Shahini sjell

Këngëtarja Anjeza Shahini ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë (Është VAJZË!). Ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram, artistja ndau me ndjekësit lajmin e gëzueshëm:

“Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël, që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly).” shkruan Shahini.

Lajmi se Anjeza po priste një fëmijë u bë me dijeni po nga vetë artistja, e cila përmes një postimi në Instagram, muaj më parë, njoftoi pritjen e ëmbël:

“A duket barku im i madh me këto? Kërkoj ndjesë për mungesën në Facebook e Instagram miqtë e mi, por e shikoni që kam qenë pak e ngarkuar! 20 javëshe shtatzënë!”- shkruan Anjeza në përshkrimin e fotos

Ju kujtojmë se ajo dhe bashkëshorti i saj, diplomati anglez Paul Edward Conolly u martuan në shtator të 2015- ës në një ceremoni private në Toskanë.

Nënë për herë të parë: Anjeza Shahini sjell

Nënë për herë të parë: Anjeza Shahini sjell