Ashtu siç ishte parashikuar, albumi më i ri i Tunës, “Fortuna” – pas versionit në CD – është tashmë në të gjitha platformat online, përfshirë këtu edhe YouTube-in. 7 këngët e albumit sjellin një Tuna ndryshe, krejt tjetër nga ajo e këngës “Chonga” apo “Maria” duke risjellë edhe njëherë në skenë një Tuna si te “Bileta” apo “Piroman”.
Gjithë videoklipet janë konceptuar të vendosen në një studio shoqëruar me instrumente muzikore dhe detaje të tjera zbukuruese.
Me këngë që ndryshojnë melodi në varësi të tematikës, herë më të lumtura e herë duke i kënduar një dashurie të humbur, ky album i ishte padyshim mënyra e duhur që Tuna t’i rikthehet muzikës, muzikës së mirë. “Fortuna” është një kapitull i ri në karrierën e Tunës.
"Tani m'ke zemër" për të gjitha zemrat që me pavetëdije ia kanë bërë gropën vetes dhe kanë mësuar të dalin nga gropa për të parë se jeta është e bukur."
"A don hala" do t'ju lërë mbresa..."
Kënga "Plagë" është thjesht...plagë.
Urrejtja dhe dashnia në "Krejt mu kanë përzi".
Shumë gjëra mund të harrojmë, por jo ata që i kishim frymëzim.
"A bon me pas edhe unë pak fat? DREQI E MARRTË."
"Dhe e fundit... “Nëse vdes e re”, dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike...dhe jo vetëm."