Ndërkohë që e gjithë familja Kardashian-Jenner po përballet me skandalin e tradhtisë, e dini se cili vazhdon jetën i qetë? Tristan Thompston. Mirëpo njerëzve nuk u ka dalë ende inati me basketbollistin dhe e vërtetuan së fundmi.
Ekipi i Tristan, Cleveland Cavaliers luajti kundër Los Angeles Clippers në Los Angeles dhe tifozët e thanë qartazi në mënyrën e tyre se nuk e përkrahin Tristan-in. Gjatë gjithë lojës, ata brohoritën kundër tij. Sipas TMZ, një pjesë e mirë e tyre thërrisnin “Khloe, Khloe, Khloe” ndërkohë që basketbollisti po përpiqej të gjuante (për informacion, nuk arriti të shënonte pikë).
Booed out of the building! Looks like no one in LA likes @RealTristan13! @LAClippers #NBA #MissedFreeThrow pic.twitter.com/PMFDBIcBbf
— Russ Weakland (@MrSandwich96) March 30, 2019
Brohorimat zgjatën gjatë gjithë lojës dhe normalisht nuk ishte një situatë fort e këndshme për Thompson. Ndonëse nuk është e sjellshme një veprim i tillë nga ana e tifozëve, s’mund të themi që jemi të habitur.
Here’s the moment when Tristan Thompson missed his 2nd free throw, securing a free chicken sandwich for everyone at the Clippers game. Loudest I’ve ever heard it. Cheers for potential chicken sandwich + boos for Tristan’s infidelity = pic.twitter.com/H6nhZLvk3i
— Payman Benz (@PaymanBenz) March 30, 2019
Fill pasi historia u bë publike, pati zëra se Tristan u strehua te shtëpia e Jordan Craig-it me të cilën ka një djalë, Prince- n. “Në të shkuarën, Tristan ka qëndruar te shtëpia e Jordan- it sa herë që është zënë me Khloe- n. Përgjatë muajve të fundit, Khloe e ka nxjerrë jashtë shumë herë,” u shpreh një burim.
Më të fundit nga familja Kardashian-Jenner: Jada Pinkett Smith, e cila ka raport të mirë si me Kardashian-ët ashtu edhe me Jordyn Woods, hoqi nga Instagram-i Kris Jenner, Khloe Kardashian dhe Kim-in. Për Kendall-in dhe Kylie-n, të cilat kanë preferuar të qëndrojnë larg skandalit, nuk veproi njësoj.
Ndër të tjera, videoja përmbledhëse e disa prej momenteve më pikante të sezonit të ri të “Keeping Up with The Kardashians” sigurisht që – siç pritej – shkaktoi reagime të shumta. Fill pasi videoja u bë virale, njerëzit reaguan me ironi në Tëitter: “Kris Jenner, mos na di injorantë?”.