Kinema & TV

Videoja e ‘Mbretit Luan’ zhgënjen fansat: ‘Disney, seriozisht?!’

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2019

Videoja e ‘Mbretit Luan’ zhgënjen fansat: ‘Disney,

Disney u kujdes që pranvera dhe vera e 2019-s të ishin speciale: më 24 maj del versioni live-action i filmit të animuar të vitit 1992, “Aladdin”, që do të pasohet nga “Toy Story 4” një muaj më pas. Sigurisht, pritet që në të gjitha kinematë të mbretërojë filmi “Mbreti Luan”, premiera e të cilit është më 19 korrik. Ndonëse fansat u entuziazmuan me daljen e trailer-it (përpos faktit që do të luajë Beyonce), nga ana tjetër pati edhe zhgënjim: Personazhi i Scar-it.

(Shën.red. Filmi i animuar “Mbreti Luan”, The Lion King, i përket vitit 1994 dhe këtë verë do të paraqitet nga Disney i përshtatur me efektet CGI – computer-generated imagery; efekte dhe imazhe speciale të krijuara nga softueri kompjuterik).

Antagonisti i “Mbretit Luan”, vëllai rival i Mufasa-s është Scar-i, i cili njihet ndër të tjera për pamjen dhe zërin karakteristik. Pikërisht këto dy detaje të rëndësishme janë tjetërsuar nga Disney.

Videoja e ‘Mbretit Luan’ zhgënjen fansat: ‘Disney,
The Lion King, 1994 – The Lion King Official Trailer, 2019

Mesa duket Disney “ka harruar” që luanët me krifë të errët (përgjithësisht të zezë) ekzistojnë; janë më agresivë dhe drejtojnë më shpesh tufat se luanët meshkuj me krifë në ngjyrë më të çelët.

Videoja e ‘Mbretit Luan’ zhgënjen fansat: ‘Disney,
Foto ilustruese

Pra, jo më kot Scar-i është portretizuar me një pamje të tillë:

Videoja e ‘Mbretit Luan’ zhgënjen fansat: ‘Disney,
The Lion King, 1994

Zëri në filmin e animuar është thumbues, ironik që plotëson figurën e tij dinake. Ndryshe nga ç’pritej, në trailer zëri i Scar-it është shumë më i ashpër seç duhet. Sikur të mos mjaftonte, antagonisti duket si i paushqyer dhe i dehidratuar.

Videoja e ‘Mbretit Luan’ zhgënjen fansat: ‘Disney,
The Lion King Official Trailer - 2019

Trailer-in e ndiqni në vijim: