Showbiz dhe TV

Egla Harxhi: ‘Partneri nuk jeton me mua dhe djalin tonë’!

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

Egla Harxhi: ‘Partneri nuk jeton me mua dhe djalin tonë’!

Ditën e sotme, e ftuar te emisioni i pasdites së Rudina Magjistarit ishte ish- Miss Shqipëria, Egla Harxhi, e cila tregoi diçka më shumë rreth mëmësisë dhe raportit të saj me partnerin Alexandre de Basseville.

Egla Harxhi: ‘Partneri nuk jeton me mua dhe djalin tonë’!

Në rrëfim e sipër, Harxhi zbuloi se Alexandre nuk po jeton me të dhe djalin, Luxifer- in. Që në fillim, ata ia bënë të qartë njëri- tjetrit se nuk ishin “normalë” (pra në përputhje me rregullat e përgjithshme të shumicës së shoqërisë) duke ngritur kështu një raport sipas mënyrës së tyre.

Egla Harxhi: ‘Partneri nuk jeton me mua dhe djalin tonë’!

“Ai ma bëri të qartë se familja e tij ka një protokoll të fortë, që është "detyra mbi të gjitha.” sqaroi Egla.

Pyetur se ku ndodhet aktualisht Alexandre, nëna e re tregoi se ai ndodhet kudo në botë duke u marrë me takime biznesi, pune e detyrimisht duke udhëtuar sa andej- këtej.

Kështu ai jeton më së shumti në Paris, e ndërsa ajo në Tiranë.

Egla Harxhi: ‘Partneri nuk jeton me mua dhe djalin tonë’!

Po kështu, Egla zbuloi se ka qëndruar së fundmi 6 muaj larg njeriut të zemrës dhe se ky i fundit nuk ishte as gjatë lindjes së djalit. Arsyeja?

Egla vetë nuk donte që ai të ishte aty! As në sallën e lindjes!

Ish- Miss- i ndihej e gatshme për të përballuar gjithçka vetë, pa patur medoemos nevojën e një prezence mashkullore. Ajo shtoi se po e rrit vetë të birin, e ka marrë përsipër këtë detyrë madhore dhe se nuk ka besim te askush tjetër përsa i përket rritjes së fëmijës.

"Unë i thashë, nuk është detyra jote fare dhe nuk doja të ishte aty."

Sigurisht Eglës nuk i ka munguar përkrahje e nënës dhe të afërmve të tjerë. Intervistës nuk mund t’i shpëtonte një pyetje rreth lidhjes treshe të dikurshme, Egla- Alesia- Alexandre de Basseville. Përse i dhanë fund?

Harxhi u shpreh se si marrëdhënia pati zhgënjimet dhe problematikat e veta , por kurrsesi nuk do ta konsideronte një gabim të jetës të saj.

Egla Harxhi: ‘Partneri nuk jeton me mua dhe djalin tonë’!

“Nuk e konsideroj gabim, çfarë u bë u bë.”

A është një kapitull i mbyllur?

PO!