Instagramming

Pas arrestimit të Loredanës, reagon Getinjo dhe menaxheri i 'On Records'

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2019

Pas arrestimit të Loredanës, reagon Getinjo dhe menaxheri i 'On

Pas lajmit të arrestimi të Lorendanës, parteres së Mozzik, ndër të parët që ka reaguar publikisht ka qenë menaxheri i On Records, Met Elshani.

Pas arrestimit të Loredanës, reagon Getinjo dhe menaxheri i 'On

Pak orë më parë, në llogarinë e tij të Instagram-it, Elshani ka postuar këtë foto, shkrimi i të cilës duket qartazi që i drejtohet Loredanës.

Pas arrestimit të Loredanës, reagon Getinjo dhe menaxheri i 'On

“Ju thojsha nuk besojshit që këta njerëz janë horr ta bëjn ni komb!” {sic}

Dihet që marrëdhënia mes menaxherit dhe çiftit nuk ka qenë aspak e mirë që prej largimit të Mozzik dhe Getinjos nga “On Records”.

Ndërkohë pak minuta më parë, Getinjo postoi në Instastory-n e tij këtë foto, në të cilën pretendon se gjithçka po flitet janë thashetheme.

Pas arrestimit të Loredanës, reagon Getinjo dhe menaxheri i 'On

“Ju keni qejf të ndodhë ashtu siç folët, ama ngadalë mos i jepni zor... S’keni faj se të tilla shifra i keni parë vetëm në makinë llogaritëse dhe askund tjetër. Gjithmonë të fortin e sulmojnë!”

Policia e Luzerner- it ka arrestuar mbrëmë, reperen. Lajmi u bë i ditur ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit nga "20 Minuten", që ndër të tjera ka zbuluar edhe arsyen e shoqërimit të Loredanës nga policia.

Pas arrestimit të Loredanës, reagon Getinjo dhe menaxheri i 'On

Thuhet se bëhet fjalë për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zvicerian rreth të 50- ave me vlerë prej afro një milion frangave.

Deri më tani, as Loredana dhe as Mozzik nuk kanë dhënë asnjë reagim ndaj skandalit.