Showbiz dhe TV

Vazhdojnë akuzat ndaj Loredanës: Këtë herë, nga ish- shoqja!

Shkruar nga Anabel

9 Maj 2019

Vazhdojnë akuzat ndaj Loredanës: Këtë herë, nga ish-

Të martën (7 maj), policia e Luzerner- it arrestoi reperen Loredana Zefi. Sipas “20 Minuten”, partnerja e Mozzik- ut akuzohej për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje parash (për më shumë rreth historisë në fjalë lexoni këtu). 

Një ditë më vonë, reperja u la e lirë, pasi bazuar në njoftimin e bërë nga autoritetet përkatëse “nuk kishte asnjë rrezik dhe Loredana mund të largohej”.

Vazhdojnë akuzat ndaj Loredanës: Këtë herë, nga ish-

Fill pas kësaj ngjarjeje, ditën e sotme, sërish “20 Minuten” ka publikuar një tjetër rast të ngjashëm, atë të fotografes shqiptare Dorentina V., e cila në gusht të 2017- s kishte akuzuar Loredanën dhe vëllain e saj, Qëndrimin, për mashtrim. Sipas vajzës, thuhet se Loredana i ka lexuar fshehurazi të dhënat e kartës së kreditit, e më pas këto të dhëna ia ka kaluar vëllait.

 “Loredana dhe i vëllai, Qëndrimi, më kanë mashtruar. Askush s’e njeh Loredanën e vërtetë. Ajo më vodhi kartën e kreditit teksa kalova një natë në apartamentin e vëllait të saj, më 2 korrik 2017.” është shprehur 23- vjeçarja.

Pas kësaj, vëllai i Loredanës, Qëndrimi, të cilin Dorentina s’e ka takuar kurrë përdori për shpenzime nga më të ndryshmet, kartën në fjalë. Në gusht të vitit 2018- të, pas denoncimit, Qëndrimi u dënua me një gjobë, e po ashtu u detyrua t’ia kthente paratë Dorentinës.

Vazhdojnë akuzat ndaj Loredanës: Këtë herë, nga ish-

Përsa i përket Dorentina V.- së dhe Loredanës, vajzat u takuan në fillim të vitit 2017- të, ku Dorentina e kishte ftuar Loredanën të merrte pjesë në një videoklip të këngëtarit Yll Limani.

“Ajo dukej e mirë dhe ne u bëmë shoqe”.

Më pas V. ishte bërë fotografja profesionale e Loredanës dhe reperja e kishte ftuar që t’i bënte disa fotografi për një markë të rrobave sportive në Kosovë.

“Loredana më detyrohej edhe 300 euro sepse më kishte premtuar që do të paguante për biletën time të aeroplanit, por s’e ka bërë kurrë.” deklaron e reja.

Kur Dorentina erdhi në Kosovë, sipas fotografes së re, Loredana mbante edhe armë në xhepin e saj.

Vazhdojnë akuzat ndaj Loredanës: Këtë herë, nga ish-

Përsa i përket vjedhjes që i ishte bërë, e kishte kuptuar kur ishte kthyer në Gjermani, ku nuk mund të blinte as edhe një gjë me kartën e kreditit të saj. Dorentina kishte vendosur të kthehej dhe ta gjente Loredanën në apartamentin e Mozzik- ut në Kosovë. Ajo shprehet se trembej shumë nga njerëzit që e rrethonin Loredanën. Vajza donte mbrapsht edhe rrobat që Loredana nuk ia kishte kthyer pas xhirimeve dhe që në fund i ktheu disa, por jo të gjitha.

“Unë po rrija te dera e banesës, ndërsa ajo mbante një revole në xhep. I bërtita dhe i thashë çfarë je duke bërëë?????”

E njohur për këngët si "SONNENBRILLE", "MILLIONDOLLAR$MILE" apo bashkëpunimet me partnerin Mozzik, "Romeo & Juliet" apo "Bonnie & Clyde", reperja është nënë e një vajze 5- muajshe, Hanës.

Vazhdojnë akuzat ndaj Loredanës: Këtë herë, nga ish-

Burimi: Prive dhe "20 Minuten"