Fashion News

Simbole të forta feministe: Koleksioni i Gucci-t është fantastik!

Shkruar nga Anabel

29 Maj 2019

Simbole të forta feministe: Koleksioni i Gucci-t është fantastik!

Dje mbrëma, disa nga emrat më të rëndësishëm të modës u drejtuan në Capitoline Museum në Romë për të parë nga afër shfaqjen e Gucci-t për vitin 2020, ku drejtori kreativ Alessandro Michele i kushtoi një rëndësi lirisë, veçanërisht të drejtave të grave në lidhje me abortin.

Simbole të forta feministe: Koleksioni i Gucci-t është fantastik!

E drejta e grave për të marrë vendime për trupin e tyre ishte një ndër pikëpamjet e veshjeve të Gucci-t, frymëzuar nga ngjarjet e bujshme në Alabama, ku 25 burra republikanë miratuan projektligjin që ndalon abortin në Alabama duke theksuar se nuk përbëjnë përjashtim rastet e përdhunimit dhe incestit (të vetmet raste kur aborti është i ligjshëm në Alabama janë nëse jeta e pacientes është në rrezik ose nëse fetusi vuan nga anormalitete të papajtueshme me jetën).

Simbole të forta feministe: Koleksioni i Gucci-t është fantastik!

Nisur nga ngjarja në Alabama dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara, në veshjet e Gucci-t u pa e qëndisur një mitër si edhe slogani feminist i viteve 1970, “Trupi im, zgjedhja ime”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gucci (@gucci) on

“Shfaqja i bën jehonë vizionit të vazhdueshëm të drejtorit kreativ që lidhet me lirinë, barazinë dhe vetë-shprehjen,” shkruhet në Istagramin e markës së luksit. “Gucci ka një angazhim të vazhdueshëm për të financuar projekte për gratë në mbarë botën, për të mbështetur të drejtat seksuale dhe riprodhuese, shëndetin e nënës dhe lirinë e individit.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gucci (@gucci) on

Përpos këtyre, në pasarelë nuk munguan as detajet e frymëzuara nga Roma e Lashtë, bizhuteritë e Herkulit dhe copat e veshura nga murgeshat.

Simbole të forta feministe: Koleksioni i Gucci-t është fantastik!

Simbole të forta feministe: Koleksioni i Gucci-t është fantastik!

Në shkurt të këtij viti, marka italiane e luksit u kritikua ashpër pasi lançoi bluzën e tipit balaclava – veshje e ngushtë që mbulon gjithë kokën dhe qafën me përjashtim të pjesëve të fytyrës – e cila ngjasonte me blackface.

Shën.red. Blackface (Fytyrë e zezë) është një formë e grimit teatral e praktikuar rreth 200 vite më parë në SH.B.A, nga aktorë jo me ngjyrë. Ata nisën të pikturojnë fytyrat në ngjyrë të zezë për t’u tallur me afrikanët. Këto shfaqje fituan popullaritet në shekullin XIX dhe patën një ndikim të fuqishëm dhe ~negativ~ në përhapjen stereotipeve raciste.

Simbole të forta feministe: Koleksioni i Gucci-t është fantastik!

Gucci kërkoi falje duke theksuar se bluza do të hiqej menjëherë. “Ne e konsiderojmë diversitetin një vlerë themelore për t’u mbështetur, të respektuar dhe të rëndësishme për çdo vendim që marrim.”

Ndërsa në fillim të majit, drejtori kreativ lançoi linjën me buzëkuqë, për të cilën përdori bukurinë “e papërpunuar”, sjellë në një mënyrë paksa ndryshe. “Ideja e fushatës është një përfaqësim sa më afër realitetit, sa më njerëzor, ndonëse i çuditshëm,” u shpreh Michelle në një konferencë për mediat. “Por edhe e çuditshmja është njerëzore, e bukur.”

Simbole të forta feministe: Koleksioni i Gucci-t është fantastik!

Për më shumë informacion, lexoni:

Bluza revolton KEQ njerëzit: Gucci kërkon publikisht falje!

Ç’patën me Gucci-n? Imazhet e pashembullta acarojnë dhe njëkohësisht mahnisin njerëzit