Për të gjashtëmbëdhjetin vit radhazi u mbajt dje sfilata e “Geraldina Sposa”, që bëri bashkë figura të njohura publike, një pjesë e të cilave parakaloi me fustanet e markës në fjalë.
Mbajtur në një nga rrugicat e hotel “Rogner”, tematika e sfilatës ishte magjia, njësoj si ajo e “Lizës në botën e çudirave”, arsye përse dekori solli një atmosferë përralle.
E gjithë sfilata u organizua në tre pjesë, ku secila prej tyre mbarti diçka të veçantë. Në kalimin e parë, krahas modeleve, u shfaqën edhe emra të njohur si Venera Lumani
Adrola Dushi
Viola Spiro
DeaMishel Hoxha
Dojna Mema
apo Andresa Ambrosio.
Kalimi i dytë i kujtoi sërish nuseve të vërteta, Vilma Mashës dhe Jona Spahiut, emocionet e përjetuara në ditën e dasmës.
Më pas, blloku i tretë i sfilatës risolli modelet e njohura që prezantuan markën e re të këpucëve “Marçela Lati Wedding Shoes”.