Celebrity

Çifti i famshëm, prag ndarjes: Të dy janë të palumtur, lidhja në fije të perit

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2019

Çifti i famshëm, prag ndarjes: Të dy janë të

Ka kaluar pak kohë që nga hera e fundit që komentuam jetën personale të Bradley Cooper, kështu që mblidhuni këtu dhe dëgjoni. Bradley Cooper dhe partnerja e tij, Irina Shayk, janë prag ndarjes.

Sipas një burimi, Bradley dhe Irina po përpiqen prej kohësh ta bëjnë lidhjen të funksionojë për hir të vajzës së tyre. Por mesa duket, “gjërat nuk janë mirë. Të dy janë të palumtur. Lidhja është në fije të perit,” tha burimi.

Çifti i famshëm, prag ndarjes: Të dy janë të

Bradley dhe Irina janë bashkë që prej vitit 2015 dhe së fundit përjetuan aludimet e çmendura të fansave pasi panë kiminë e Bradley-t dhe Lady Gaga-s në “A Star Is Born,” në një performancë të të dyve në Las Vegas dhe në ceremoninë e Oscars. Vazhdimisht, të dy shpjegonin se janë aktorë, është puna e tyre të duket sikur janë të dashuruar, por në realitet, mbeten kolegë.

Në shkurt, Lady Gaga tha, “Po, patë ndjenjë dhe gjejeni çfarë? Atë donim që të shihnit... Kur këndon këngë dashurie, do që njerëzit të ndjejnë dashuri.” Ka kuptim, apo jo?

Në fakt, Bradley s’ka shpenzuar fare kohë me Gaga-n që prej duetit të Oscars. Pra, thjesht sepse ai dhe Irina kanë probleme pak muaj pas gjithë kësaj, s’do të thotë se shkaktare është Lady Gaga.