Ju kujtohen thashethemet në fillim të javës se lidhja e Bradley Cooper dhe Irina Shayk është në fije të perit? Epo, gjërat janë më keq se aq.
Një burim pranë çiftit tha për E! News se vajza e tyre, Lea De Seine Shayk Cooper është e vetmja gjë që i mban bashkë.
“Gjërat përmirësohen ndonjëherë, por pastaj rikthehen në gjendjen që ishin dhe s’janë të sigurt nëse duhet të jenë çift ose jo,” tha burimi. “Duan të qëndrojnë bashkë për hir të vajzës, por asnjëri nga ata s’është i lumtur.”
Javën e parë të majit, në Met Gala, Irina shkoi e vetme, e pashoqëruar. Vitin e shkuar ama, ajo dhe Bradley shkuan bashkë dhe mungesa e tij këtë vit ngjalli dyshime.
Çifti po kalon kohë larg njëri-tjetrit për të parë gjendjen e marrëdhënies.
“Kanë kaluar kohë larg njëri-tjetrit për të parë në mos janë më të lumtur ashtu,” vijon burimi. “Kanë investuar shumë dhe prandaj është e vështirë të largohen menjëherë. Po përpiqen të gjejnë rrugën e tyre. E duan shumë vajzën dhe kjo s’do të ndryshojë kurrë, pavarësisht rrethanave.”