Celebrity

Pas 4 vitesh bashkë, çifti i famshëm i jep fund lidhjes!

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2019

Pas 4 vitesh bashkë, çifti i famshëm i jep fund lidhjes!

Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes së tyre, pas 4 vitesh bashkë. Sipas People, dyshja ka marrë vendimin e ndarjes pas muajsh spekulimesh se gjërat mes tyre nuk po shkojnë mirë.

Gjithçka nisi të vihej re pas perfermancës dhe kimisë elektrizuese mes Cooper dhe Lady Gaga-s në Oscar, por gjithsesi thuhet se Gaga s’ka lidhje fare në ndarjen e tyre.

Pas 4 vitesh bashkë, çifti i famshëm i jep fund lidhjes!

Bradley dhe Irina nisën romancën në 2015-ën dhe në 2017-ën erdhi vajza e tyre, Lea De Seine. Aktualisht duhet se të dy po punojnë shumë rreth ndarjes së kujdestarisë, në mënyrë që vajza të mos ndjejë mungesën e asnjërit prej prindërve.

Pas 4 vitesh bashkë, çifti i famshëm i jep fund lidhjes!

Në fillim të kësaj jave, burime pranë çiftit thanë se ata po kalojnë kohë larg nga njëri tjetri për të provuar nëse ashtu janë më të lumtur.

Pas 4 vitesh bashkë, çifti i famshëm i jep fund lidhjes!

“Kanë kaluar kohë larg njëri-tjetrit për të parë në mos janë më të lumtur ashtu. Kanë investuar shumë dhe prandaj është e vështirë të largohen menjëherë. Po përpiqen të gjejnë rrugën e tyre. E duan shumë vajzën dhe kjo s’do të ndryshojë kurrë, pavarësisht rrethanave.”- vijoi burimi, por duket se përpjekjet e çiftit nuk patën rezultatin që ndoshta të dy do të kishin dashur.