Muzika

Këngët e këtij grupi shqiptar më shumë i kanë kënduar të tjerë se ata vetë

Shkruar nga Anabel

9 Korrik 2019

Këngët e këtij grupi shqiptar më shumë i kanë

Kur dëgjoni “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty” mendoni për Asgjë Sikur Dielli, apo jo? Fundja është kënga më e famshme e grupit kosovar. Kur dëgjoni fillimin e “Era,” mendoni për Mc Kreshën dhe kur dëgjoni “Në tren për Prizren,” në kokë ju tingëllon zëri i një gruaje. Këto këngë nuk janë tyret, janë në fakt cover-a të grupit Gjurmët.

Gjurmët u themelua në vitin 1980 nga Migjen Kelmendi dhe përbëhej nga Armando Gjini, Tomor Kurshumliu, Petrit Riza dhe Bekim Dyla. Albumi i tyre i parë u publikua në vitin 1985 dhe grupi u shpërbë një vit më vonë. Në karrierën e tyre të shkurtër muzikore. Gjurmët prodhoi perla të muzikës shqip që kanë jehonë ende sot. Shumë prej punëve të tyre janë kënduar nga artistë të tjerë dhe jo rrallherë, versionet e tyre janë bërë më popullore se origjinalet.

Duke e ditur këtë fakt, gjatë koncertit të parafundit dhënë në Tiranë në vitin 2015, Gjurmët mblodhi disa prej artistëve të listuar më poshtë për të kënduar krah tyre ose jo. Ju rekomandojmë të dëgjoni jo vetëm koncertin, por gjithë diskografinë e grupit.

“Mendoja çdo gjë merr fund pa ty” – Gjurmët

“Mendoja çdo gjë merr fund pa ty” – Asgjë Sikur Dielli

"Era" - Gjurmët

"Era" - Mc Kresha

"Hapi sytë e zezë" - Gjurmët

"Rrezet thehen në sytë e tu të zezë" - Elina Duni

"Karrigat" - Gjurmët

"Karrigat" - Oborri dhe Taste2

"Në tren për Prizren" - Gjurmët

"Në tren për Prizren" - Behare Shala

"Kaçurrelja" - Gjurmët

"Kaçurrelja" - Besart Halimi

"Një grusht qershi" - Gjurmët

"Një grusht qershi" - Blerta Kosova

"Të shtrirë në kanape" - Gjurmët

"Të shtrirë në kanape" - 4x4

"Hero i qytetit pa lumë" - Gjurmët

"Hero i qytetit pa lumë" - Troja

"Hero i qytetit pa lumë" - 4x4