Showbiz dhe TV

Ja pse u ndanë Inva Mula dhe Hetem Ramadani

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2019

Ja pse u ndanë Inva Mula dhe Hetem Ramadani

Dje, Panorama konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej kohësh se Inva Mula dhe Hetem Ramadani janë ndarë pas 11 vitesh bashkë. Sidoqoftë, mbeten miq sepse janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Sot, burime pranë tyre kanë zbuluar arsyet pas kësaj ndarjeje. “Sipas miqve të tyre, kontradiktat kanë nisur për çështje ekonomike, duke qenë se as njëri dhe as tjetri nuk kanë fitime që kishin në fillimet e njohjes së tyre. Për Invën, njohja me Hetemin 11 vie më parë, ishte një histori princeshash, me pushime dimërore në kështjella e destinacione luksoze dhe pushime tremujore verore në jahtet e tij, ku Inva kishte të instaluar madje edhe pianon e saj,” shkruan Panorama.

Por, nga ana tjetër, gazeta risjell në kujtesë një deklaratë të sopranos nga viti 2017 ku thotë se është shumë e pavarur financiarisht. “Kam arritur të mbaj familjen dhe kam arritur që të krijoj një standart për të rritur fëmijët e mi dhe për të jetuar normalisht. Pjesa tjetër, që bën pjesë në ekzagjerimet apo udhëtimet pa sens, apo veshjet, për mua nuk kanë asnjë vlerë. S’e kam parë asnjëherë të qenit bashkëshorte e një njeriu të pasur,” tha Mula asokohe.

Vitet e fundit, Mula dhe Ramadani, sipërmarrës shumë i njohur, hoqën dorë nga angazhimet e tyre nëpër botë për të jetuar në Tiranë dhe mesa duket, ky vendim u pasua nga probleme ekonomike që sollën ndarjen.