Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fundit historisë së tyre 14-vjeçare të dashurisë. Përmes një postimi në Instagram, qe Roberti ai që bëri publik lajmin që prej kohësh aludohet në media, ndonëse është mohuar disa herë prej tyre.
“Unë dhe Nora nuk jemi më bashkë, por gjithë jetën do të jemi babi dhe mami i Renees, zemrës sonë. Do të jemi shokë të mirë deri në vdekje. Nëse nuk ka më dashuri mes një çifti nuk do të thotë nuk do të thotë të bëhesh armik dhe t'ja kthesh shpinën. Përmes këtij postimi e falenderoj Norën që më ka sjellë në jetë një fëmijë si Renee. Edhe shumë kujtime të bukura që prej 2016-ës.”- shkruan ai ndër të tjera.
Nora dhe Roberti, të dashur prej më shumë se një dekade, kurorëzuan historinë e dashurisë në shtator të 2014.
Për artikullin e përditësuar, klikoni këtu.