Muzika

Këngëtarja shqiptare mahnit jurinë në festivalin ndërkombëtar

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2019

Këngëtarja shqiptare mahnit jurinë në festivalin

Ju riprezantojmë me Inis Nezirin, ish-pjesëmarrëse në “Gjeniu i Vogël,” ish-pjesëmarrëse në “Këngën Magjike,” fituese e festivalit “Golden Stag” në Rumani dhe pjesëmarrëse (dhe me shumë mundësi fituese) e festivalit “New Wave” në Rusi.

Inisi përfaqëson Shqipërinë në festivalin që pranon përfaqësues nga e gjithë bota. Performanca i ra në sy Aurela Gaçes që postoi për Inisin në Instagramin e saj, duke i kthyer të gjithë sytë nga këngëtarja e re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

Në fund të performancës, Inisi merr pikë maksimale nga çdo anëtar i jurisë dhe pozicionohet në vend të parë.

Kënga quhet “Piedestal” dhe më datë 29 gusht do të garojë në natën finale për çmimin e parë.