Vip Vanity

Aktorja pret flokët si tas, por në dallim nga të gjithë, duket yll!

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2019

Aktorja pret flokët si tas, por në dallim nga të gjithë,

Shumë prej jush kanë patur fatin e keq të ulen në karrigen e parukieres dhe të ngrihen nga aty me një tas në kokë, një tas prej flokësh. Prerja famëkeqe ka lënë shumë me shenja dhe trauma, por jo Charlize Theron. Charlize Theron s’gabon kurrë.

Aktorja pret flokët si tas, por në dallim nga të gjithë,

Aktorja, porsi ne, e la veten në dorë të stilistit të flokëve të saj, Adir Abergel dhe pak më vonë, dukej kështu. Një prerje tas që për herë të parë në historinë e njerëzimit, duket bukur. Abergel u frymëzua nga foto të Linda Evangelista-s në fillim të karrierës, realizuar ng Peter Lindbergh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adir Abergel (@hairbyadir) on

Charlize preu flokët për t’u përgatitur për “Fast and Furious 9,” ku do të luajë rolin e një terroristeje kibernetike të quajtur Cipher. Kjo s’është hera e parë që aktorja bën ndryshime drastike në pamje për t’iu përshtatur rolit. Për “Mad Mas: Fury Road,’ Theron qethi gjithë flokët.

Look-u i ri i aktores u prit shumë mirë, sigurisht, por vetëm January Jones tha atë që po mendonim të gjithë. “Kjo prerje është nivel tjetër. Por vetëm ty të rri mirë.”

Aktorja pret flokët si tas, por në dallim nga të gjithë,