High Tech

Ju prezantojmë me iPhone-t e rinj

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2019

Ju prezantojmë me iPhone-t e rinj

Apple nxorri në treg iPhone-t e rinj, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, me kamera të reja, ekranë të përmirësuar, procesorë më të shpejtë dhe bateri më jetëgjata.

Modelet e reja, lançuar të martën në selinë qendrore të Apple në Cupertino, California, janë një përmirësim i modeleve të vitit të shkuar, iPhone XS, XS Max dhe XR.

iPhone-t e rinj janë dizenjuar në mënyrë të ngjashme me të vjetrit, kanë të njëjtën madhësi ekranesh me bezele më të holla, si dhe Face ID, që u prezantua në 2017-n, te iPhone X. Modelet e reja do të ofrohen në një varietet ngjyrash, përfshirë një version matt të iPhone 11 Pro.

iPhone 11 Pro dhe Pro Max

Ju prezantojmë me iPhone-t e rinj

iPhone Pro vjen në dy madhësi, në 5.8 inch ose në 6.5 inch. Ekranet e përmirësuar Super Retina XDR OLED kanë rezolucion më të lartë, kanë më shumë dritë dhe janë më efiçentë në bateri.

Risia e këtij viti është katrori i madh në pjesën e pasme të celularit, e cila përmban një sistem kamere të trefishtë për iPhone 11 Pro. Tre kamerat 12-megapixel funksionojnë në mënyrë të ngjashme si kamera e dyfishtë e iPhone-ve të mëparshëm.

Apple tha se bëri tre kamera bashkë për të përmirësuar ngjyrat dhe dritën, duke e kthyer kështu iPhone-n në një sistem për të filmuar dhe edituar video profesionale.

Kamerat e reja performojnë më mirë në ambiente me pak dritë dhe se realizojnë imazhe më cilësore, më të detajuara në përgjithësi.

Gjithashtu, kamera e parme është tani 12 megapixel, realizon foto më të gjera dhe xhiron 4K. Kamera e parme mund të realizojë video në slow-motion.

iPhone 11

Ju prezantojmë me iPhone-t e rinj

iPhone 11 me ekran 6.1 inch është zëvendësuesi i drejtpërdrejtë i iPhone XR. Ka dy kamera kësaj here, një nga të cilat është këndgjerë.

iPhone më i lirë mund të realizojë video 4K nga të dyja kamerat. Sipas Apple, iPhone  bën videot më cilësore deri më sot, me përjashtim të iPhone Pro.

iPhone  ka ekran LCD inch, porsi iPhone XR.

Gjithë iPhone-t e rinj kanë chip A13 Bionic, që sipas Apple është CPU më e shpejtë në një smartphone në historinë e smartphone-ve.

Bateria e iPhone 11 do të zgjasë një orë më shumë se iPhone XR, që tashmë kishte baterinë më jetëgjatë. iPhone 11 Pro do të zgjasë katër orë më gjatë se iPhone XS dhe iPhone 11 Pro Max, pesë orë më gjatë se iPhone XS Max.

iPhone 11 do të kushtojë $699, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max do të kushtojnë përkatësisht $999 dhe $1099. Dërgesat nisin më 20 shtator.

Burimi: The Guardian