Celebrity

Dënohet me burg aktorja e 'Shtëpiake të dëshpëruara’!

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2019

Dënohet me burg aktorja e 'Shtëpiake të

Aktorja Felicity Huffman, e famshme për rolin e saj tek “Shtëpiake të Dëshpëruara”, do të dënohet me 14 ditë burg, pas akuzave për mashtrim dhe korrupsion. Aktorja korruptoi organizatorët e testit SAT për t’i siguruar të bijës, Sophia Grace Macy, pranimin në kolegj (lexo këtu).

Huffman është prindi i parë që dënohet për skandal të tillë, që tronditi gjithë sistemin e arsimit të lartë në Amerikë.

Gjykatësja që  u mor me këtë çështje, vendosi sot (e premte) që për 12 muaj ajo do të mbahet në shqyrtim dhe krahas kësaj do të kryejë 250 orë shërbim komunitar dhe do të paguajë një gjobë prej 30.000$.

Para se të merrej vendimi përfundimtar, prokurorët hodhën poshtë deklaratat e aktores rreth ankthit të prindërimit dhe shqetësimin e tyre duke thënë: “Mirë se vini në prindërim!” Përpos kësaj, ata theksuan se është e nevojshme që ajo të dënohet të paktën me 1 muaj burg, duke qenë se ka vepruar “jashtë sensit të së drejtës!”.

Dënohet me burg aktorja e 'Shtëpiake të

“Në kontekstin e këtij rasti, as provat dhe as mbyllja në shtëpi (një vilë luksoze në Hollywood Hills me pishinë dhe gjithçka tjetër) s’do të përbënte një dënim të drejtë dhe me kuptim për Huffman. As nuk do t’i pengonte të tjerët të mos bënin të njëjtin krim në të ardhmen.Edhe një gjobë më e lartë e aplikueshme do të ishte më pak se një gabim në rrumbullakosje, për një të akuzuar me pasuri dhjetra miliona dollarëshe."- vazhduan prokurorët.

Pak para se të merrej vendimi përfundimtar, në letrën drejtuar Gjykatës aktorja pranoi fajin duke thënë:

“Nuk po e shkruaj këtë letër në asnjë mënyrë për të justifikuar veprimet e mia, fajin tim apo për të shmangur pasojat.Në dëshpërimin tim për të qenë një nënë e mirë, mendova se gjithë ç’po bëja do t’i bënte mirë vajzës sime. Kam shkelur ligjin, kam mashtruar komunitetin arsimor, kam tradhtuar vajzën time dhe kam dështuar në familje.Mua sinqerisht nuk më intereson që vajza ime të shkojë në një kolegj prestigjoz, thjesht doja t’i jepja një dorë për të ndjekur ndonjë program aktrimi, që është edhe talenti i saj.”