Shqipëria

Provimet në universitet: Pedagogu i kërkon favore seksuale studentes

Shkruar nga Anabel

17 Shtator 2019

Provimet në universitet: Pedagogu i kërkon favore seksuale studentes

Emisioni investigativ “Stop” publikoi ditën e sotme (e martë, 17 shtator) një video ku me zë dhe figurë shfaqet pedagogu Denis Himçi i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, i cili i kërkon një studenteje favore seksuale në këmbim të marrjes së provimeve.

Studentja, e infiltruar nga emisioni, kërkon ndihëm e pedagogut – i cili e quan veten doktor shkencash – në mënyrë që ta ndihmojë për të marrë disa provime, duke ia bërë të qartë se ç'duhet të mësojë. Në makinë, me justifikimin se do të shkojnë në fakultet për të parë provimet e mbartura, ai i kërkon studentes puthje dhe përdor vazhdimisht fjalor banal.

Pasi marrin dokumentin, pedagogu thekson se “do t’i rregullojë ai punët me pedagogët e tjerë", sepse disa i ka miq, ndërsa dikujt tjetër do t’i blejë parfum.

Gjatë gjithë kohës që janë bashkë, profesori këmbëngul që vajza ta puthë dhe nuk heq dorë me një puthje në faqe, por tenton për diçka më shumë. “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do të t'i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja," thotë ndër të tjera.

Provimet në universitet: Pedagogu i kërkon favore seksuale studentes

Në fund të videos, Himçi kërcënon se “herën tjetër duhet të vijë e përgatitur” – që i referohet marrëdhënies seksuale – ndryshe “muhabeti mes tyre merr fund”.

Raste të pedagogëve që kërkojnë favore seksuale përmenden vazhdimisht nëpër forumet e rrjetet sociale të studentëve, por mungojnë provat dhe videot. Nisur nga kjo, thuhet se studentët që do të denoncojnë me fakte profesorët abuzues, do të përfitojnë bursa.

Për artikullin e përditësuar, klikoni këtu.

Videon emisionit “Stop” e ndiqni në vijim: