Çfarë zhvillimi i papritur! Falë atyre që i fusin hundët në punët e të tjerëve (khëm, Twitter, khëm) kemi një mal me prova se Travis Scott frekuentohet që prej 2011-s me një modele Instagrami që për tani njihet si Yung Sweetro. Nuk e dimë kush e realizoi këtë punë investigative, por e falenderojmë.
Në një sërë instancash, Yung Sweetro ka postuar foto nga i njëjti vend si Travis. (Dhe nëse kjo mjaftoi për Ledrin dhe Sara Hoxhën, ç’ju bën të mendoni se s’do të funksionojë për këta të dy.)
Së pari, ajo ka qenë e pranishme në disa performanca të Travis, duke nisur që nga viti 2015.
Ka marrë një arush dhuratë prej tij:
Kanë qenë në Paris bashkë:
Në një vend me dëborë:
Në një kazino:
Atletet e Travis u panë në dyshemenë e dhomës së Yung Sweetro:
Madje, ajo ka qenë dhe në Sunday Service, që e organizon Kanye West:
Dhe në ditëlindjen shumë private të Travis Scott:
Një ditë, i dërgoi një mesazh jo dhe aq kriptik Kylie-t: "Thuaji babit të gocës faleminderit."
Dhe një ditë tjetër u tregua më e drejtpërdrejtë: "Sa herë në ditë më bllokon dhe më zhbllokon Kylie?"
Tani që thashethemet u përforcuan, plot njerëz shkuan në profilin e saj dhe lanë komente si puna e këtij, që i thotë se Travis duhet t'i blejë paruke të reja meqë është i pasur. Ajo i përgjigjet me "S'mbaj paruke, është floku im natyral."
Si duket Yung Sweetro? Kështu:
Thuhet se ajo dhe Travis janë bashkë që prej 2011-s, që do të thotë se dashnorja në këtë mes është Kylie? Dimë vetëm që Kylie ishte në dijeni të ekzistencës së saj, në të kundërt s'do i bënte bllok çdo ditë. Kur të marrim vesh më shumë, juve do t'ju themi të parëve.