TV Mania

Mozzik dhe Getinjo mendojnë se ky reper u bë i famshëm falë tyre

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2019

Mozzik dhe Getinjo mendojnë se ky reper u bë i famshëm falë

Mozzik dhe Getinjo janë zyrtarisht vëllezërit më të sjellshëm të ditëve të fundit. Të ftuar në “Shiko kush luan”, gjatë sfidës me paintball, ata refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve: “Kush është reperi më i shtirur?” sepse nuk dëshironin të ofendonin dikë, “Kush meriton një diss?” sepse nuk kanë bërë karrierë me diss-e, “Cili/a këngëtar/e ble klikimet?” sepse nuk donin “t’u hynin në gjynah”.

Mozzik dhe Getinjo mendojnë se ky reper u bë i famshëm falë

Megjithatë pyetjen “Cili personazh u bë i famshëm falë jush” nuk e lanë pa përgjigje dhe përmendën jo një, po dy të tillë. Met Elshani, ish-menaxheri i tyre në “On Records” dhe Fero. (Për historikun e debateve mes tyre, shkoni në fund të artikullit).

 

Dy vëllezërit u larguan aspak miqësisht nga kompania që i menaxhonte, “On Records”, e cila zhduki çdo këngë të tyre. Met Elshani u shpreh për “Ekspress” se këngët janë fshirë sepse mund të bëjnë çfarë t’u dojë qejfi me videoklipet, të drejtat e shpërndarjes i kanë vetë. Pas arrestimit të Loredanës, Elshani u përmend sërish nëpër portale për shkak se shkroi në Instagram “ju thojsha nuk besojshit që këta njerëz janë horr ta bëjn ni komb [sic].”

Pas Mozzik dhe Getinjos, nga menaxhimi i Met Elshanit u larguan: Kida, Fero dhe Rina.

Përsa i përket Feros, ai u bë i njohur me këngën “A pe din qysh”, ku në videoklip mori pjesë edhe Mozzik.