Muzika

Mbrëmje spektakolare: 5 shqiptare në MTV Europian Music Awards

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2019

Mbrëmje spektakolare: 5 shqiptare në MTV Europian Music Awards

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Europian Music Awards, e mbajtur dje mbrëma në Sevilje, Spanjë, ishte një festë e vërtetë për të gjithë emrat më në zë të muzikës, veçanërisht për artistet femra, që dominuan në performanca dhe çmime. Si rrallëherë, në MTV EMA qenë të pranishme pesë artiste me origjinë shqiptare.

Dua Lipa, e veshur me trupore dhe geta të zeza, hapi mbrëmjen me një performancë elektrizuese të këngës më të re “Don’t start now”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Ava Max u ngjit gjithashtu në skenë për të kënduar “Torn” dhe “Sweet but Psycho”.

Mbrëmje spektakolare: 5 shqiptare në MTV Europian Music Awards

Ava, e nominuar për “Best New Artist” dhe “Best Push”, arriti të rrëmbente trofeun e këtij të fundit.

Mbrëmje spektakolare: 5 shqiptare në MTV Europian Music Awards

Ndonëse jo e pranishme fizikisht, Bebe Rexha ishte një nga pretendetet për çmimin “Best Collaboration”, për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, por nuk ia doli të fitonte. Bashkëpunimi më i mirë u cilësua “Con Altura” – Rosalia, J Balvin ft. El Guincho.

Mbrëmje spektakolare: 5 shqiptare në MTV Europian Music Awards
Loredana dhe Cristiano Ronaldo

Loredana dhe Ilira Gashi qenë pretendente për çmimin “Best Swiss Act”, që u jepet artistëve më në zë të shteteve përkatëse. Fituese u shpall Loredana, e cila në tapetin e kuq i qëndroi besnike stilit të saj.

Mbrëmje spektakolare: 5 shqiptare në MTV Europian Music Awards

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana) on

Përsa i përket çmimeve, Billie Eilish dhe Taylor Swift fituan nga dy çmime secila, duke trimfuar në kategoritë më të rëndësishme të mbrëmjes, përkatësisht për këngën më të mirë dhe videon më të mirë. Po kështu, Billie u shpall artistja e re më e mirë, ndërkohë që Taylor u cilësua si këngëtarja më e mirë amerikane.

Fitues të tjerë qenë Halsey, Rosalia, Nicki Minaj, Shawn Mendes etj.

Surprizë pati për Arianatorët, duke qenë se Ariana Grande ishte këngëtarja më e nominuar, por nuk fitoi asnjë çmim.

Burimi: MTV