Fero, së fundi i ndarë nga e dashura e tij modele, Arbenita, u pushtua nga dëshira për një ndryshim. Na ka ndodhur të gjithëve. Nëse ndahesh dhe nuk pret flokët, a je ndarë vërtet? Në rastin e Feros, ndryshimi është pak goxha më drastik dhe i përjetshëm. Flokët rriten sërish, por tatuazhet nuk fshihen papritur.
Reperi postoi në Instagram tatuazhin në proces e sipër dhe dizajnin e përfunduar. Para jush, emri Fero, shkruar në gushën e Feros me shkonja të mëdha. Është gjenial, sidomos për njerëzit që kanë probleme me emrat. Në prezencën e Feros s’do të detyrohen të pyesin më kurrë, “Më fal, si e kishe emrin dhe njëherë?” E ke mu aty! Lexoje!
Gjithashtu, e njëjta vlen për ata që pyesin “Kush është Fero?” kur shkruhet për të apo kur përmendet në artikuj. Fero është ai me tatuazh Fero në qafë. Më të thjeshtë se kaq s’jua bëjmë dot.
Sidoqoftë, Fero nuk është vërtet Fero; është Feronit Shabani. Ky emër arti do të përfaqësojë gjithmonë një periudhë të jetës së tij dhe çfarë janë tatuazhet nëse s’janë përkujtime të një momenti të caktuar, a njeriut që dikur ishim.
Përtej showbizit, të kesh tatuazh emrin tënd vlen shumë në rast se të ndodh ndonjë gjë e keqe dhe duhet të të identifikojnë trupin. Prandaj ushtarakët bojosin emrin, ditëlindjen dhe grupin e gjakut ndoshta më shumë se një herë në trup. Në rast aksidenti, ndihma e parë ka më shumë informacion se zakonisht.