
Sopranoja e njohur Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni me origjine nga Kosova, Hetem Ramadani sqaruan për hërë të parë në emisonin “Kontrata” të Sonila Meços thashethemet në lidhje me njohjen e tyre. "Ishte dashuri me shikim të parë dhe na ka ardhur keq për legjendat urbane që kemi lexuar. Unë e takova dhe i bëra një batutë për yllin e vetëm në qiell që nuk e konkurronte Invën.” Nga ana e saj Inva shprehet se atë dite ishte pak e trazuar. Çifti i cili dy vjet më parë u bë me nje vajzë, Nina, shprehen se më shumë se bashkëshortë janë miq të ngushtë dhe bisedojnë për gjithçka.
Por eshte vetem nje temë që Inva nuk preferon ta prekë: E kaluara romantike e të shoqit. "Të dashurat nuk përmenden," u shpreh cifti. Aktualisht Inva dhe Hetemi janë një familje lëvizëse dhe udhëtojnë sa në Paris ku jeton i biri i Invës nga martesa e parë e saj me kantautorin Pirro Çako, në Slloveni ku jane bizneset e Ramadanit, Shqipëri dhe shpesh shkojnë edhe në shtëpinë e tyre tjetër në Dubai. "Unë e ndjek Inven në çdo shfaqje të saj. Dridhem kur ajo del në skenë," u shpreh Ramadani i cili edhe gjatë intervistës, nuk ngurronte të shprehte edhe me gjuhën e trupit dashurinë dhe adhurimin për bashkëshorten. Pas kësaj interviste në studiot e Agon Channel në Tiranë Inva Mula do të largohet për në Marsejë ku do të jetë soliste në një shfaqje të re.