Celebrity

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2020

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin janë bërë prindër për herë të parë të shtunën mbrëma.

“Të shtunën në orën 6, jetët tona ndryshuan përgjithmonë,” tha Ashley në Instagram. “Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe.”

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Modelja nuk e bëri publik emrin e të voglit.

32-vjeçarja që u bë e njohur prej fotove në Sports Illustrated njoftoi shtatzëninë më 14 gusht, data e përvjetorit të saj të nëntë të martesës me kineastin dhe regjisorin Justin Ervin,

“Nëntë vite më parë u martova me dashurinë e jetës sime. Ka qenë rrugëtimi më i jashtëzakonshëm me të preferuarin tim,” tha Ashley asokohe. “Sot ndihemi të bekuar, mirënjohës dhe të emocionuar për familjen tonë që po zgjerohet. Gëzuar përvjetorin Justin. Jetët tona do të përmirësohen edhe më.”

Që kur deklaroi se është shtatzënë, modelja ka ecur në pasarelat e Neë Yorkd Fashion Ëeek dhe në një tapetin e kuq.

Ashley gjithashtu postoi foto të strijave për të demonstruar si ndryshon trupi gjatë shtatzënisë.

Në nëntor, ajo tha pa dashje se janë në pritje të një djali.