Celebrity

Pas fejesës së papritur, aktorja i prezanton botës burrin e ardhshëm

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2020

Pas fejesës së papritur, aktorja i prezanton botës burrin e

Të premten, për Shën Valentin, Amanda Bynes postoi në Instagram lajmin e lumtur. Nën një foto unaze, shkruajti, “e fejuar me dashurinë e jetës sime.” Pas kësaj nisi t’u tregonte ndjekësve detaje të mëtejshme mbi romancën e re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amanda Bynes (@amandabynesreal) on

I fejuari në fjalë është identifikuar si Paul Michael. E! News raporton se dyshja u njoh në një klinikë rehabilitimi dhe se janë bashkë prej disa muajsh. Për sa i përket vërtetësisë së fejesës, një burim konfirmoi se është absolutisht e vërtetë.

Në foton e parë me Michael, aktorja thjesht e quajti “të dashur.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amanda Bynes (@amandabynesreal) on

Ndërsa në foton e dytë nuk shtoi gjë, por duket e lumtur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amanda Bynes (@amandabynesreal) on

“Mendoj se është mirë,” tha një burim për People. Revista shton se Bynes jeton në një institucion për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë hequr dorë nga alkooli dhe drogërat. Prania e papritur e aktores në Instagram është e pazakontë. Ajo iu bashkua platformës tetorin e shkuar. Në qershor të 2019-s, Bynes u diplomua nga Fashion Institute of Design & Merchandising dhe hyri në rehabilitim. Më parë, Bynes ka thënë se u tërhoq nga jeta publike për t’u fokusuar te vetja dhe mirëqenia mendore.