Flokët

Emily Ratajkowski shtatzënë për herë të parë: Modelja tregon pse nuk do ta zbulojë gjininë

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2020

Emily Ratajkowski shtatzënë për herë të parë:

Emily Ratajkowski, shtatzënë për herë të parë! Modelja dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard, presin të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e pritjes së ëmbël, Emily e bëri publik për herë të parë për Vogue, ku shpjegoi gjithashtu pse çifti ka vendosur të mos e zbulojë gjininë e bebushit.

Emily Ratajkowski shtatzënë për herë të parë:

"Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t'ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë."

Pak më parë, Ratajkowski postoi një video ku shfaqej duke pozuar nudo për Vogue, teksa prekte barkun e rrumbullakosur.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emily Ratajkoëski (@emrata) on

Ndër të tjera, Emily foli për ndikimin që procesi i shtatzënisë ka tek gratë dhe burrat. 

"Bashkëshorti im pëlqen të thotë që "ne jemi shtatzënë", kurse unë i them se pavarësisht sa e ëmbël është kjo fjali, nuk është e vërtetë. Eshtë e padrejtë sepse është një proces që e kryen gruaja brenda trupit të saj, pavarësisht rrethanave. Pavarësisht nëse ka ose jo një partner apo miq të tjerë me të cilët ta ndajë gëzimin, është një periudhë shumë "e vetmuar". Nuk është askush që ta ndjejë me mua atë që unë ndjej çdo moment. Im shoq nuk ka simptoma fizike në këtë "shtatzëninë tonë", prandaj është eksperiencë unike për gruan."- përfundon ajo.

Ratajkowski zgjodhi të mos japë detaje të tjera në lidhje me datën e lindjes.