Showbiz dhe TV

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve’

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2020

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte

Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë më 22 tetor, ditën kur mbretëresha Geraldinë, gjyshja e Princ Lekës, ndërroi jetë (22 tetor 2002). Ditën e sotme, çifti pozoi në prani të së voglës së tyre.

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!

Nga Leka dhe Elia”

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte

Shënim: Në një version të mëparshëm të këtij artikulli, viti i vdekjes së mbretëreshës Geraldinë u shkrua gabim. Ajo ndërroi jetë më 22 tetor 2002, në moshën 87-vjeçare, në Spitalin Ushtarak, Tiranë.