Shfaqja e American Music Awards ndodhi ditën e dielë, 22 nëntor dhe vijoi me një sërë performancash nga Megan Thee Stallion, Katy Perry, BTS etj.
Sidoqoftë, një nga pikat kryesore të mbrëmjes ishte performanca e Jennifer Lopez dhe Maluma-s, të cilët erdhën me duetin e tyre “Pa ‘Ti + Lonely”, kënduar live për herë të parë.
Kënga është gjithashtu në kolonën zanore të filmit të tyre të ardhshëm, “Marry Me”.
E gjithë performanca ishte një bashkim perfekt i dritave, koreografisë dhe kimisë mes J Lo dhe Maluma, por sipas Page Six, ABC Entertainment, kanali që transmetoi AMAs, ishte shumë pranë censurimit të performancës dhe “ishte në stres” gjatë gjithë kohës përpara shfaqjes. Page Six raportoi gjithashtu se kompania kishte patur presion dhe mbi performancën e Megan Thee Stallion, që Glamour e quajti “ikonike”.
Performancat e Jennifer Lopez gjithmonë marrin vëmendje dhe jo pak herë, edhe kritika, si në rastin e Super Bowl, ku ajo ishte e pranishme së bashku me Shakirën.
Sidoqoftë, shumë njerëzve nuk iu duket asgjë e papranueshme edhe pse disa të tjerë mendojnë, se performanca ishte e ekzagjeruar.
Shiheni vetë dhe gjykoni:
Jennifer dhe Maluma nuk u nominuan për ndonjë çmimin në AMA 2020, por sidoqoftë, morën mjaftueshëm vëmendje.
Artikujt të rekomanduar: