Ditën e djeshme, Sara dhe Ledri ishin më të komentuarit në rrjete sociale, për shkak të shakasë së Sarës, e cila u hoq sikur ishte momenti për të lindur. Ledri nga ana tjetër – si të gjithë të tjerët – nuk dinte se si të vepronte, teksa me naivitetin më të madh pyeste Sarën “çfarë duhet të bëj unë tani?”.
Por Sara nuk është e vetmja që ka menduar t’i bëjë një rrengj gjatë shtatzënisë ose për shtatzëninë të dashurit. Në YouTube ka pafund video të tilla, ku qartazi besojmë se të gjithë biem dakord se djemtë janë kaq të pafajshëm. Përveç djalit të mëposhtëm.
Kate vendosi t’i punonte një rreng të dashurit të saj, Slaiman, duke i thënë se ishte shtatzënë. Pasi i tregon “të vërtetën”, Slaiman del jashtë makinës dhe kur hyn brenda pyet Kate nëse e ka tradhtuar apo është e gjitha një lojë. Më vonë, i thotë se me siguri ajo e ka tradhtuar sepse ai nuk mund të bëjë fëmijë. E shokuar nga mënyra se si mori vesh një gjë kaq të rëndësishme për Slaiman, Kate nuk di se çfarë të thotë. Në fakt, ajo që pësoi rrengun është vetë Kate, duke qenë se Slaiman, në një moment, sheh telefonin që po regjistronte dhe vendosi t’ia kthente me të njëjtën monedhë. Videoja është më e klikuara në YouTube përsa i përket rrengjeve të shtatzënisë.
Një grua shtatzënë hiqet sikur bie nga shkallët dhe...
Ryan pati reagimin më të ëmbël pasi e dashura i thotë se është shtatzënë (por ishte gënjeshtër).
Montana la një test (të rremë) pozitiv dhe i dashuri ishte kaq entuaziast. Sa keq!
Edhe në këtë rast: Sa keq për djalin.
[Emoji që qan]
Dhjetë [Emoji që qajnë]