Siç mund ta keni dëgjuar, Ariana Grande vendosi ta mbyllë 2020-ën me një lajm të madh. Kur askush s'e priste, këngëtarja shpalli fejesën! Ajo dhe partneri i saj Dalton Gomez janë bashkë prej më pak se një viti, por kaq ka mjaftuar që Grande të jetë gati për hapin e radhës.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku dukej qartë unaza e fejesës!
Vieë this post on Instagram
"Përgjithmonë dhe më shumë se aq!"- shkruan Ariana në përshkrimin e fotos e cila u pushtua nga urimet.
Ariana jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhëniet dhe ndarjet e saj me djem të njohur, por kësaj here ndodhi ndryshe që prej fillimit.
Çfarë e dallon burrin e ardhshëm nga të ish-at e tjerë? S'është i famshëm si shumica e partnerëve të mëparshëm dhe Ariana vendosi ta konfirmojë lidhjen përmes videos "Stuck With U", që u bë jo pak virale për shkak të pranisë së tij.
Pse këngëtarja vendosi të kurorëzojë marrëdhënien me të?
Sipas Us Weekly, këngëtarja është shprehur se ka parë tek ai gjëra që s'i ka parë tek askush tjetër me të cilët ka patur diçka.
"Ish-partnerët mendonin se ajo kërkesa dhe standarte të çmendura, kurse ky është fiks tipi që po kërkonte. Eshtë shumë i përkushtuar dhe do të bënte gjithçka për Ariana-n dhe nevojat e saj."
Tani, nëse nuk ka një tjetër surprizë, njerëzit duan detaje për dasmën!