Muzika

Nga Selena Gomez te ironizimi i Grammy-ve: Kënga e re e The Weeknd ka nënkuptimet më interesante!

Shkruar nga Anabel

6 Janar 2021

Nga Selena Gomez te ironizimi i Grammy-ve: Kënga e re e The Weeknd ka

Pamja e re e këngëtarit në “Save your Tears” tregon për një vazhdimësi të rrjedhës së historive në këngët e tjera të albumit të tij të katërt, “After Hours”.

Videoja e parë e publikuar nga albumi ishte “Heartless”, në të cilën The Weeknd shfaqet duke festuar në Las Vegas i pirë. Më pas ai lëndohet, mavijoset dhe gjakoset në “Blinding Lights”. Atij më pas i prihet koka në klipin e “In Your Eyes”, ndërsa në “Too Late”, koka i bashkohet me trupin e një personi tjetër dhe ai “rikrijohet”.

Nga Selena Gomez te ironizimi i Grammy-ve: Kënga e re e The Weeknd ka

Performancat e fundit live të The Weeknd e kanë gjetur atë të mbuluar me fasha, ndërsa tani në “Save Your Tears”, këngëtari “zbulon” rezultatet e kirurgjisë.

Ai ka thënë se i gjithë shndërrimi me gjak, fasha, të nxira etj është për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me dhënien e makinës në gjendje të dehur.

Në këngën e fundit, njihuni me disa detaje dhe referenca që mund t’ju kenë shpëtuar:

- Kirugjia lidhet me një pjesë të këngës së tij të mëparshme, “Escape From LA”, kur ai thotë se “vajzat në Los Angeles duken të gjitha njësoj” sepse “bëjnë të njëjtat gjëra në fytyrë”.

Nga Selena Gomez te ironizimi i Grammy-ve: Kënga e re e The Weeknd ka

- Në një pjesë të klipit, Abel Tesfaye (emri i vërtetë i The Weeknd) merr një trofe të ngjashëm me ato të Grammy-t dhe e përplas atë me sa forcë ka. Në nëntor, ai tha se Grammy-t janë të korruptuar dhe i detyrohen një shpjegim fansave të tij.

Nga Selena Gomez te ironizimi i Grammy-ve: Kënga e re e The Weeknd ka

- Disa spekulojnë se vajza në klip i përngjan ish-it të Abel, Selena Gomez, sidomos në këngën “Dance Again”.

Nga Selena Gomez te ironizimi i Grammy-ve: Kënga e re e The Weeknd ka

- Mbrëmja me maska i përngjan vizualisht filmin “Eyes Wide Shut”, 1999, nga Stanley Kubrick.

Nga Selena Gomez te ironizimi i Grammy-ve: Kënga e re e The Weeknd ka

Ndërkohë, disa nga “përkthimet”  më interesante të njerëzve për këngën janë:

#1

“Thënë thjesht, The Weeknd thotë se do preferonte të vdiste se sa të mbante një fytyrë false dhe të bënte performanca të pakuptimta përballë njerëzve fallco.” (Në fund të klipit, The Weeknd “vret” veten.)

#2

“Ai po thotë: “Ruajini lotët sepse s’ka fund të lumtur për performuesit e Hollywood-it. Atyre ju duhet të “mbajnë një fytyrë të lumtur”, që askush mos ta kuptojë çfarë nuk shkon.”

#3

“Gjithë maskat tregojnë se të gjithë janë skllevër të sistemit ashtu si ai. I duhet të vendosë një maskë për audiencën, që ta mbajë atë të lumtur dhe të argëtuar.”

#4

“Njerëzit të vlerësojnë, vetëm atëherë kur s’je më.” (Në fund të klipit, pasi Abel “vret” veten, merr gjithë duartrokitjet e sallës.)

Ndërkohë, The Weeknd ka nisur punën për albumin tjetër pas “After Hours” dhe thotë se ngjarjet e 2020-ës, si pandemia dhe protestat e Black Lives Matter, e kanë bërë atë më të frymëzuar dhe krijues.