E ftuar mbrëmjen e sotme në "Në kurthin e Piter Panit", Eni Vasili foli gjatë për pritjen e ëmbël. Moderatorja është shtatzënë për herë të parë dhe brenda pak muajsh do të bëhet nënë e dy vajzave.
Përsa i përket planeve të dasmës, Eni tha se ia ka premtuar partnerit një ceremoni të thjeshtë, por bashkë me vajzat të pranishme.
"Unë ja kam premtuar Armandit dasmën dhe do e bëjmë nëse kemi kohë nga puna. Mendoj një ceremoni të thjeshtë, në plazh, me dy vajzat tona kur edhe ato të jenë rritur pak."
Përsa i përket vogëlusheve, Vasili duket se ka menduar për emrat e tyre që herët dhe është aq e sigurtë për to, sa i ndau edhe me publikun.
"Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol!"- vazhdoi ajo.
Eni Vasili ka preferuar të mbajë larg vëmendjes mediatike jetën private. Rastet kur është fotografuar në shoqërinë e Armandit, inxhinierit që la Londrën për t’u zhvendosur në kryeqytet, janë të pakta.
“Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë,” u shpreh ajo për marrëdhënien e tyre në “E diell” në shkurt të vitit 2019.