Hunda është një nga pjesët më të dukshme të fytyrës sonë. Kjo është arsyeja pse shpesh shkakton shqetësim tek njerëzit dhe është një nga ndërhyrjet më të shpeshta kirurgjikale estetike. Fatkeqësisht, stereotipet për një pamje ideale janë vendosur aq thellë në nënvetëdijen tonë, sa bëhet e vështirë të perceptojmë se tipare të caktuara janë thjesht unike dhe jo "defekte". Ja çfarë mendojnë disa vajza:
#1 - Ja disa foto të profilit tim. Ende po mësoj ta dua.
#2 - Përpara disa kohësh s'do e kisha postuar kurrë këtë foto, por tani s'e kam fare problem.
#3 - Hunda më kujton prejardhjen dhe origjinën time. Kam filluar ta shoh si elegante.
#4 - Ja dhe një foto e imja. Është një rrugë e gjatë drejt të dashurit vetes, por unë jam gjithnjë e më afër.
#5 - I adhuroj këto foto!
#6 - Kisha frikë t'i bëja flokët e shkurtër sepse hunda do binte më shumë në pah, por tani po fillojnë të më pëlqejnë.
#7 - Le ta pranojmë që dukem një yll :)
#8 - E kam urryer gjithmonë hundën time. Tani ka filluar të më pëlqejë.
#9 - Nuk e kam më problem të fotografoj profilin tim.
#10 - Kam një vrimë të vogël në hundë, me të cilën kam lindur. Mami e quante "puthja e ëngjëllit" dhe më thoshte se një ëngjëll më ka puthur aty. Prandaj u rrita duke i patur frikë ëngjëjt sepse mendoja se kishin gjilpëra në vend të gojës.
#11 - Dikush më tha mos t'i pres flokët e shkurtra sepse "do ma tregojnë hundën më të madhe". Kjo na qenka gjë e keqe?
#12 - Falë kësaj hunde sapo më kontaktoi një nga agjensitë më të mira të modelimit! Një hundë ndryshe, është një hundë e bukur ;)
Burimi: Bright Side