Në Billboard Music Awards, një nga personazhet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte 35-vjeçarja Megan Fox. Aktorja u shfaq me fustanin 1698$ të markës franceze Mugler. Veshja përfshinte një dekolte, rrjetë dhe shumë "rripa" .
Nëse stili i Megan ju duket i njohur, nuk do ishte çudi sepse kohët e fundit, të gjithë po eksperimentojnë me krijime të guximshme. Një stil i ngjashëm i fustaneve si ai i Megan u dizenjua fillisht në 1998-ën nga Manfred Thierry Mugler, por edhe pse bëri bujë dhe mori vëmendje, veshjet atëherë nuk kishin Instagramin, i cili "e përhap fjalën shumë më shpejt".

Me kalimin e viteve, stili ekstravagant është rikthyer dhe veshjet e zeza, me geta, rrjeta dhe prerje sensuale vazhdojnë të mbizotërojnë deri në ditët e sotme. Në 2019-ën, Kim u shfaq kështu me një fustan të 98-ës nga Mugler:
Edhe personazhe të tjerë të famshëm kanë përqafuar trendin, si Dua Lipa, Miley Cyrus, Irina Shayk apo Billie Eilish.



Ekspertët i cilësojnë këto veshje si "perfekte për të theksuar sensualitetin dhe për të vënë në pah zonat erogjene me një lehtësi të paparë". "Fokusi është tek theksimi i formave të trupit, duke ndihmuar siluetën dhe duke u ndjerë mirë me atë që vesh".

Burimi: Page Six