KORONAVIRUS

Omicron ka të ngjarë të përshpejtojë numrin e vdekjeve në Europë, thotë agjencia shëndetësore

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2021

Omicron ka të ngjarë të përshpejtojë numrin e vdekjeve

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve parashikon që më shumë njerëz të shtrohen në spital ose të ndërrojnë jetë këtë dimër në krahasim me çfarë ishte parashikuar.

Covid transmetohet më shumë tani për shkak të variantit Omicron, prandaj edhe agjencia parashikon më shumë vdekje dhe shtrime në spital. Vlerësimi i rrezikut, i publikuar të mërkurën, këshillon qeveritë të vendosin urgjentisht kufizimet për Covid dhe familjarët këshillohen që të shmangin takimet me shumë njerëz për festat e fundvitit.

Dr. Andrea Ammon, drejtoreshë e agjencisë e cila më parë ka shërbyer si këshilltare e qeverisë gjermane për virusin SARS dhe H2N2, tha:

"Ne vlerësojmë mundësinë e përhapjes së mëtejshme të variantit Omicron në zonën ekonomike të BE-së/Europës si shumë të lartë dhe konsiderohet shumë e mundshme të shkaktojë më shumë shtrime në spital dhe vdekje, përtej atyre që priten tashmë nga parashikimet e mëparshme që marrin parasysh vetëm variantin Delta.”

“Në situatën aktuale, vetëm vaksinimi nuk do të na lejojë të parandalojmë ndikimin e variantit Omicron, sepse nuk do të ketë kohë për të adresuar boshllëqet e vaksinimit që ekzistojnë ende,” u shpreh ajo.